Bajrami: Rrugën për BE hapëm bashkë, tash Qeveria ska alibi për dështimet

Deputeti i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami deklaroi se me votimin e propozimit francez, edhe njëherë si Lëvizjes BESA treguam qartë orientimin tonë pro-perendimor, orientim ky që përmban vlera dhe jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët.

” Ashtu siç kemi deklaruar çdoherë, ne do t’i japim mbështetje çdo procesi që ka të bëj me interesin e përgjithshëm dhe Maqedonisë së Veriut. Qeverinë tani e presin shumë punë, ajo duhet të përkushtohet fuqishëm në përmbushjen e kërkesave, të luftojë korrupsionin, të zbatojë çdo reformë që do të na bënte njëherë e përgjithmonë pjesë e familjes së madhe europiane.
Shumica parlamentare tash nuk mund të ketë alibi për dështimet në reforminin e gjyqësorit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe përmirsimin e standardit jetësor të qytetarëve”, theksoi Bajrami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey