Ballkani në flakë nga i nxehti

Moti i nxehtë dhe thatësira janë bërë shkak i shpërthimit të zjarreve, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Ballkanin.

Zjarret kanë shkatërruar toka, pyje, shtëpi dhe akomodime turistike në Greqi dhe Turqi, Shqipëri si dhe në Kroaci.

Shqipëria prej më shumë se trë ditësh ndodhet ‘nën pushtetin’ e flakëve. Kjo pasi në Malin e Çikës në Vlorë vatrat e zjarrit që janë ndezur janë përhapur dhe më tej me ndihmen e erës si dhe të terrenit të thyer. Në vendin tonë vatra aktive ka në disa zona, si në Fushë Krujë, në Dhërmi, në Memaliaj si dhe në Malin e Sodës.

Zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Turqisë që nga java e kaluar. Zjarrfikësit luftuan një zjarr në pyll që shpërtheu pranë qytetit turistik Datca në Turqinë jugperëndimore, ku takohen detet Egje dhe Mesdhe ditën e sotme. Nëntë helikopterë, pesë avionë dhe disa automjete të tjera zjarrfikëse u dërguan në rajon, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit të provincës Mugla, duke shtuar se zjarri po përhapet për shkak të erërave të forta. Imazhet televizive treguan tymin që dilte nga pemët dhe helikopterët që shuanin ujin mbi flakët ndërsa ai përhapej nëpër pyjet në zonën turistike.

Në Greqi, zjarret kanë djegur gjithçka në rrugën e tyre nga Varibobi në veri të Athinës përmes Kos, Evia, Heraklion, Mani, Rodos dhe Messinia. Njerëzit evakuuan shtëpitë e tyre dhe zjarrfikësit po luftojnë me flakët edhe gjatë natës. Zjarret në Greqi kanë shkatërruar toka pyjore, shtëpi, akomodime turistike dhe fabrika. Në Greqiu dy persona ekuipazh të një helikopteri humbën jetën ditën e sotme, pasi ky i fundit u rrëzua teksa po shuante zjarret në zonën e Agios Minas.

Në Kosovë nuk ka pasur vatra zjarri të mëdha këtë vot, por vetëm në disa zona ku kanë qenë të aksesueshme nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e tyre. Në disa nga qytetet ku ka pasur vatra zjarri në Kosovë janë Peja, Prizreni si dhe Fushë Kosova. E njëjtë është situata dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, ku fatmirësisht nuk ka pasur vatra zjarri të mëdha dhe të rreizikshme.

Ndërkohë që ndryshe është situata në Kroaci, pasi mjë zjarr i madh shpërtheu midis Vodice dhe Shibenikut. Nga ky zjarr janë shkrumbuar të paktën 10 banesa qytetarët, ndërkohë që dëmet materiale në ndërtesa dhe në toka bujqësore janë trë shumta. Në zjarrin pranë Zatonit janë angazhuar gjithsej 210 zjarrfikës me 54 automjete. Forca shtesë mbërritën nga Qarku Primorje-Gorski Kotar me 22 zjarrfikës dhe 6 automjete, Qarku Lika-Senj me 13 zjarrfikës dhe 5 automjete dhe nga Qarku Split-Dalmaci me 9 zjarrfikës dhe 4 automjete./NOA

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey