Barack Obama fotografohet duke bërë sërf, por përfundon brenda në ujë (FOTO)

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama po shijon pushimet në Hawai. Obama është fotografuar nga paparacët vetëm me një palë tuta të zeza plazhi, teksa bën sërf.

58-vjeçari dukej në formë të përkryer fizike dhe duket se vitet mbetet vetëm numra për ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Disa foto të publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si Obama ka rënë në ujë duke bërë sërf. Mirëpo, ky moment është kaluar me sportivitet nga 58-vjeçari.

Edhe pse u zhvendos që para Krishtlindjeve në Hawai, Obama vijon të shijojë mrekullitë e atij vendi, duke mos i ndalur pushimet. Familja Obama shkoi me një aeroplan privat në atje më 16 dhjetor.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey