Barça kërkon 20 milionë euro për Destin

Krerët e Barcelonës ia kanë caktuar çmimin mbrojtësit të krahut të djathtë, amerikanit Sergino Dest, të cilin po synojnë ta shesin gjatë këtij muaji.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se për ta lënë të lirë Destin, Barça po kërkon 20 milionë euro.

Dest më herët ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona por nuk po pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez, i cili në rolin e tij tashmë e ka brazilianin Dani Alves.

21-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 nga Ajaxi për 21 milionë euro dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2025. Ai në 16 ndeshje për Barcelonën deri më tani, ka tre asistime.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey