Barcelona afër kontratës së re me Pedrin, me klauzolë lirimi prej 600 milionë eurosh

Barcelona ka bërë hapin e parë për të siguruar të ardhmen e një prej lojtarëve të tyre kryesorë.Katalunasit janë në bisedime të avancuara për rinovimin e kontratës së Pedrit, me spanjollin gati për të rënë dakord për një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2026.

Bisedimet janë përshpejtuar në 24 orët e fundit dhe Pedri është i lumtur të vazhdojë me katalanasit, duke i dhënë një shtysë të madhe klubit pas fillimit të tyre zhgënjyes të sezonit.

Barca gjithashtu planifikon të përfshijë një klauzolë lirimi me vlerë më shumë se 600 milionë euro, teksa përpiqen të shmangin interesin e mundshëm nga disa nga shpenzuesit më të mëdhenj të Evropës, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Në atë që tani është quajtur si një klauzolë “anti-Sheik”, vlerat vazhdojnë të rriten mes frikës se superfuqitë financiare në lojë, të tilla si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Newcastle United, janë të afta të financojnë lëvizje të mëdha për lojtarët më të mirë në botë.

Në rastin e Pedrit, të kesh një klauzolë kaq të lartë lirimi do të thoshte që një palë e interesuar do të duhej të paguante një tarifë rekord transferimi botëror për ta marrë atë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey