Barcelona dhe Juventusi po e mendojnë shkëmbimin e madh

Barça e ofron Rakiticin për Pjanicin.

Gjiganti katalunas po mendon të bëjë shkëmbime të lojtarëve me “Bianconeri”

Barcelona po mendon t’ia ofrojë Juventusit Ivan Rakiticin për të arritur deri tek Miralem Pjanici.

Mesfushori boshnjak është bërë objektiv i gjigantit katalunas, shkruan Gazeta Express.

Për të arritur deri tek ish-futbollisti i Romës, kampioni aktual spanjoll është i gatshëm ta sakrifikojë mesfushorin kroat.

Rakitic nuk është i kënaqur me tretmanin që po i bëhet në “Camp Nou” dhe dëshiron të largohet prej aty.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan po ashtu se Barça ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të djathtë të Juves, Mattia De Sciglio.

Përfaqësuesi italian shihet si pasardhës i Nelson Semedos, i cili mund të largohet nga “Blaugrana”.

Kurse, Jean-Clair Todibo i Barçës mund të përfundojë në “Allianz Stadium”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey