Barcelona fiton në sekondat e fundit ndaj Levantes

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj ekipit të parafundit në tabelë, Levantes me rezultat 2:3, në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta dhuroi pesë sosh, tri penallti e shumë dramë në fushë. Morales shënoi nga penalltia në minuën e 52-ë për ta kaluar Levanten në epërsi.

Katër minuta më vonë u akordua tjetër penallti për vendasit, por Marti nuk shënoi, teksa Ter Stegen e priti. Aubameyang barazoi shpejt rezultatin në minutën e 59-të.

Kurse, rikthimin e vulosi Pedri në minutën e 63-të me një gol të bukur. Në minutën e 83-të, Melero shënoi nga penalltia e tretë e akorduar për ta barazuar rezultatin.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, i sapo inkuadruari në lojë, Luuk de Jong shënoi me kokë për t’i dhënë fitoren katalonasve. Me këtë triumf, Barcelona shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, 12 më pak se Real Madridi, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey