Barcelona klauzolë të frikshme për talentin 17-vjeçar

Sharing is caring!

Barcelona blindon talentin e saj. Ansu Fati zbulimi i këtij sezoni ka zgjatur kontratën me Barçën deri në verën e vitit 2020, me një klauzolë largimi prej 170 milionë eurosh.

Presidenti Josep Maria Bartomeu beson shumë te talenti i 17-vjeçarit dhe e ka shpërblyer autorin e 2 golave për Barçën në këtë sezon me një marrëveshje afatgjatë nga e cila Fati do të përfitojë një pagë të majme.

Në momentin që ai do të mbushë 18-vjeç klauzola e largimit do të shkojë në plot 400 milionë euro pasi drejtuesit e klubit blaugrana kanë besim të verbër se lojtari në Guinea-Bissau por që ka zgjedhur të luajë për Spanjën do të shndërrohet në një nga yjet të rinj të futbollit botëror.

Sharing is caring!

Loading...
shares