Barcelona kthen interesimin te Rashford

Katalanët kanë vënë shënjestrën në emra të ndryshëm, me Ferran Torres, Adeyemi e Dani Olmo si opsione të përmendura deri më tani.

Por, ‘El Nacional’ së fundmi ka një tjetër emër në listë. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, përcjell lajmi.net. Lojtari ka qenë në listën e dëshirave të Barcës edhe më parë.

Rashford mund ta ketë mundësinë që të jetë lideri i sulmit të Barcelonës, në këtë kohë krize te ‘Blaugrana’.

Roli i Rashford te Manchester United ka qenë në zbehje e sipër së fundmi, prandaj, nuk është e pamundur që ai të afrohet në ‘Camp Nou’.

Barcelona akoma nuk ka përgatitur një ofertë që mund ta nisin drejt ‘Old Trafford’ për reprezentuesin anglez. /Lajmi.net/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey