Barcelona nuk heq dorë, planifikon transferimin e yllit të madh në janar

Barcelona thuhet se është afër të mbyll një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të janarit për mesfushorin me tipare sulmuese të RB Leipzig, Dani Olmo.

Sipas gazetarit të Sport, Josep Capdevila, klubi katalunas u përpoq të nënshkruajë Olmon në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Një transferim i spanjollit në Camp Nou nuk u materializua, por Barça po e mban atë në mendimet e tyre për afatin dimëror.

Sipas Esport3, Barcelona është e gatshme të paguajë 60 milionë euro për lojtarin në janar. Plani A për atë afatin dimëror është pikërisht blerja e yllit të RB Leipzig.

Olmo, i cili mund të luajë si mesfushor anësor ose mesfushor sulmues, është 23 vjeç dhe vlerësohet 50 milionë euro.

Ai ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, kështu që RB Leipzig mund të mos jetë i lehtë për tu negociuar.

Një reprezentues spanjoll, Olmo kaloi te Barca para se të nisej për në Dinamo Zagreb, ku u rrit shumë, duke u transferuar pastaj në klubin nga Bundesliga.

Olmo pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi i Barcelonës, edhe pse ai nuk është opsioni i vetëm.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey