Barcelona nuk mund ta përballojë pagën e Pogbas

Barcelona nuk do të transferojë Paul Pogban edhe nëse mesfushori largohet nga Manchester United si lojtar i lirë.
Sipas asaj që raporton AS, agjenti i francezit, Mino Raiola ia ka ofruar skuadrës katalunase shërbimet e lojtarit.
Mesfushori 28-vjeçar e kërkon largimin nga Djajtë e Kuq në fund të këtij edicioni, mirëpo Barcelona nuk mund ta përballojë pagën e tij.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë në garë për të transferuar Pogban, me lojtarin që është i hapur për oferta.
Lojtari është po ashtu në radarin e ish-skuadrës së tij, Juventusit, por Los Blancos janë favoritë për ta transferuar.
Manchester United është i vendosur ta mbajë Pogban në skuadër, mirëpo ky i fundit po e kërkon largimin e ngulm.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey