Barcelona përgatitet për një sezon madhështor/ Ja transferimet që pritet të zyrtarizohen pas Agueros

Me zgjedhjen e presidedntit të ri duket se Barcelona është orientuar drejt goditjeve të mëdha në merkato. Një prej tyre ishte edhe transferimi i Kun Agueros nga Mancehster City.

Sergio Aguero dhe Eric Garcia janë të përfunduar, gjersa në ditët e ardhshme priten edhe marrëveshjet e tjera. Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohen si lojtarë të Balugranasve.

Ronald Koeman do të ketë disa lojtarë mjaftë cilësorë në dispozicion, duke ditur edhe për formën që kanë shfaqur te skuadra ku ishin dhe janë aktualisht. Trajneri holandez me lojtarët që mund t’i posedojë parashihet të luajë në skemën 5-2-3:

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Lenglet, Garcia, Pique, Dest, De Jong, Wijnaldum, Messi, Aguero, Depay.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey