Barcelona po kërkon skuadër për Coutinhon

Barcelona është duke kërkuar skuadër që ta huazojë apo edhe ta largojë mesfushorin brazilian, Philippe Coutinho, shkruan “Mundo Deportivo” përcjell Zeri.info.

Klubit blaugran i duhet që të paguajë 20 milionë euro skuadrës së Liverpoolit në rast se Coutinho i bën 100 ndeshje me klubin.

Braziliani deri tash ka luajtur 90 ndeshje me klubin spanjoll.

Barcelona ka vënë në shitje ish-lojtarin e Liverpoolit për arsyje ekonomike dhe “blaugranasit” kërkojnë largimin e tij.

Marrëveshja në vitin 2018 ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit ishte që spanjollët të paguajnë 120 milionë euro plus bonuset.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey