Bardhi bashkon forcat me Shkurte Gashin dhe Nora Istrefin, paralajmërojnë projektin e ri

Vetëm pak më parë është bërë me dije nga vetë këngëtari i njohur, Bardhi se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim të ri me dy këngëtaret të njohura për publikun, Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi.

Nuk e dimë ende se kur do të publikohet apo si do të jetë titulli i kësaj kënge të re, por artistët janë shprehur se me këtë bashkëpunim vera do të jetë akoma edhe më e nxehtë.

Kujtojmë se deri më tani artistët janë duke shijuar sukseset personale të këngëve të tyre që kanë lansuar deri më tani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey