Bardhi ende s’mund t’i bashkohet ekipit, rezultoi pozitiv edhe në testin e dytë

Futbollisti Enis Bardhi ka rezultuar pozitiv në Covid-19 edhe në testin e dytë, kështu ai nuk do të mund t’u bashkëngjitet ushtrimeve të ekipit edhe më tej.

Edhe pse vazhdon të mos ketë simptome, sërish ka rezutuar pozitivë dhe vazhdon të qëndrojë në karantinë në hotelin “Hilton”, duke mos pasur kontakt me asnjë anëtar të Përfaqësueses së Maqedonisë.

Testin tjetër, Bardhi do ta ketë më 8 qershor, kur edhe përfaqësuesja do të udhëtojë për në Bukuresh për të luajtur ndeshjen për EURO 2020.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey