Basha në gjyq për 675 mijë dollarë në SHBA, PS: Të hetohet nga SPAK, jo nga KÇK

Sharing is caring!

Pas kërkesës së Prokurorisë për të dërguar në gjyq kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla në Tëitter.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sharing is caring!

Loading...
shares