Basha nuk bashkoi votat me PS për Amnistinë, Bardhi: Bëj sikur zihemi për të votuar atë që do qeveria 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi doli në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të opozitës.  Bardhi komentoi edhe qëndrimin e grupit të Bashës për amnistinë është sipas tij “teatër i shtirur për të zhvendosdosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit”.  “Mu duk si një teatër i mirë orkestruar, uroj të mos këtë […]

shkurt 27, 2024 - 19:00
 0  7
Basha nuk bashkoi votat me PS për Amnistinë, Bardhi: Bëj sikur zihemi për të votuar atë që do qeveria 

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi doli në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të opozitës. 

Bardhi komentoi edhe qëndrimin e grupit të Bashës për amnistinë është sipas tij “teatër i shtirur për të zhvendosdosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit”. 

“Mu duk si një teatër i mirë orkestruar, uroj të mos këtë qenë kështu se do hedhi poshtë një vlerësim që unë bëra për Bashën për qëndrimin e tij për ligjin për amnistinë, por zhvillimet e 24 orëve të fundit nxorën në pah atë që shumë kolegë më thanë. Është një teatër i shtirur për të zhvendosdosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit dhe për fat të keq këto orët e fundit kanë qenë kështu. Bëj sikur zihemi, për të votuar atë që do qeveria. Nuk është ky roli i opozitës”, tha Bardhi.