Basha thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë: Kryeni regjistrimin online

Kryetari i partisë demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që të bëjnë regjistrimin duke u bërë pjesë e procesit që do të mbyllet në 21 Prill. Në përfundim të takimit me zv. Kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, Basha ceku disa nga fushat në të cilat do të bashkëpunohet mes dy vendeve me ardhjen e PD në pushtet.

“Pata kënaqësi të dëgjojë në vetë të parë nga vetë zëvendëskryeministrit Grubi për disa nga avancimet kuptimplota ë rrafshin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në RMV, sikundër dhe angazhimin e Qeverisë e në veçanti forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta të cilat do të shkojnë kah forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve tona me impakt të drejtpërdrejt tek punësimi dhe mirëqenia e qytetarëve tanë ku përfshihen projekte që kam pasur për zemër dhe që janë avancuar siç është Korridori 8, ka mbetur në Elbasan, por e sigurova zëvendëskryeministrin Grubi që do të vazhdojë deri në lidhje me territorin e RMV-së, ndërkohë që u gëzova kur mësova që po kështu po ndërmerren hapa për segmente që mungojnë në korridorin Shkup-Qafë Thanë”, theksoi Basha.

Thirrje për regjistrimin e diasporës ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. @Është një mënyrë për të treguar një akt patriotik që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të drejtat që janë fituar me shumë shumë mund, shumë shumë djersë, madje edhe me shumë shumë gjak”, theksoi Veliaj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey