Basha vijon akuzat: S’ka zgjedhje të lira me kriminelë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu.

Në fokus të fjalës së kryedemokratit janë akuzat e tij për qeverinë, dhe korrupsionin.

Gjithashtu ai është ndalur edhe tek denoncimi për Ismailajn duke theksuar se “S’ka zgjedhje të lira me kriminelë”.

Pjesë nga fjalimi i tij
Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Ram vazhdon të kruajë mjekrën ndërkohë që çdo ditë publikohen dokumente që vërtetojnë të shkuarnë kriminale të kryebashkiakëve socialist.ë basha shtoi se Shqipëria nuk mund të udhëhiqet nga një person që e mbështet karrierën e tij tek kriminelët pork a nevojë për një drejtues të ndershëm.“Janë miliona euro euro që humbin çdo ditë. Dje, është shprehur edhe njëherë gadishmëria për të hapur negociatat për Shqipërinë. Partia Popullore Europiane ma ka konfirmuar personalisht. Nuk duhet ta humbasim këtë mundësi. Ky është një vit shumë i rëndëishëm. Prioriteti numër një është miratimi i Reformës Zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi paraqitur propozimet tona prej muajit shtatorit. I prijmë këtij procesi dhe ka kaluar afati. Jemi ne në pritje të qëndrimit të Partisë Socialiste nëse është pro apo kundër. Por kjo pritje nuk vazhdon më. Ne do të ndërmarrim çdo veprim për të mos e lënë Shqipërinë pa Reformë Zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Propozimet tona janë të publikuara dhe nuk ka ndryshuar asnjë pikë. Nuk zgjidhet kjo gjë me tavolina. Përsa kohë Rama vazhdon ta mbështesë karriernë e tij politikë, tek kriminelet dhe vazhdon të kruajë mjekrën sikur s’ka ndodhur asgjë, harrojini zgjedhjet e lira e të ndershme. Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhjet nëse ne nuk ndëshkojmë krimin elektoral të publikuar nga të gjitha mediat. Dje jeni njohur edhe me faktin se një tjetër kryebashkiak ka një të shkuar kriminale, ai i Mallakstrës,”- u shpreh Basha.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey