Bashkëpunëtori i Sadet Pekerit nga Maqedonia, Spasovski: Nuk kërkohej në vendin tonë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se shtetasi Boban Tomovski nuk është kërkuar nga policia e vendit tonë, transmeton Alsat. Spasovski nuk tregoi nëse bashkëpunëtori i Sedat Pekerit do ekstradohet në Maqedoni.

“Ky person nuk është kërkuar për asnjë arsye në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është arrestuar në Turqi. Në bazë të rregulloreve ligjore do të merren masa të mëtutjeshme…edhe për ekstradimin edhe për mbajtje të përgjegjësisë”, pohoi Spasovski.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey