Bashkimi kombëtar po troket në derë, por politika s’po bën asgjë

Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Dhe, ku qëndron e mbërthyer sot historia e Shqipërisë?
Në të vërtetë shqiptarët janë në pritje.
Por çfarë është në thelb pritja shqiptare?
Kjo është një pritje historike, e cila ka filluar që në vitin 1830, kur shqiptarët po mendonin që po çlironon Shqipërinë, por mbreti gjerman i emëruar nga Fuqitë e Medha, u tha: “Jo, ju keni çliruar Greqinë”.
Domethënë shqiptarët kudo ku janë, kanë rreth 200 vjet që presin.

Por, ndërkohë, që nga viti 1999, sot janë dy shtete shqiptarësh në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Kosova.
Dhe, tani, shqiptarët e të dy shteteve po presin konkretisht: ata po presin bashkimin kombëtar. Por kjo i ka trembur edhe rusët, edhe serbët, edhe grekët.
Ja, ky është sekreti aktual i pritjes së shqiptareve – bashkimi kombëtar.
Por, pikërisht këtu, duhej të kishte filluar politika e re në Shqipëri dhe në Kosovës, e cila ende nuk ka filluar.
Në dyqind vite rresht shqiptarët pritën dhe menduan bashkimin e tyre kombëtar.
Por, çf..

Por, çfarë po bëjnë shqiptarët për bashkimin kombëtar në këtë kohë me të dy shtetet e tyre shqiptare?

I.
Deri tani asgjë. Të dy shtetet, vetëm po zhvillojnë ekonominë dhe gjuhën.
Por shqiptarët e Kosovës janë më me frymëzim kombëtar, sepse ata ende nuk janë çmallur me pavarësinë e tyre, pas një pushtimi shekullor.
Gjithsesi shkollat shqipe, universitetet shqiptare dhe gjuha shqipe në zhvillim, po krijon një vlerë të re në botëkuptimin kombëtar.
Por, na duhet të theksojmë se pushtuesit e territoreve shqiptare: Serbia dhe Greqia, nuk kanë hequr dorë nga armiqësia patologjike antishqiptare.
Sidomos serbët.

Filozofia serbe ka qenë gjithmonë krijimi i konflikteve të brendshme në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe kështu po vijon, deri në kryeministra dhe ish kryeministra të drejtuar nga Serbia, por edhe Moska.
Politika serbe me veglat e saj në Shqipëri, kryesisht ka ndjekur rrugën e konflikteve fetare. Por nuk u ka ecur dot.
Përshembull, gjatë viteve 1990′, 60% të xhamive në Shqipëri i ka investuar Serbia. Dhe këtë për dy arsye: arsyeja e parë, ka qenë me qëllimin për të krijuar konflikt fetar në Shqipëri mes të krishterëve dhe myslymanëve; dhe, e dyta, që t’i thosh Perëndimit se Shqipëria është një shtet islamik.
Por, në fakt, dështuan, sepse nuk u eci as njëra, e as tjetra.
Askush nuk e besoi që Shqipëria është një shtet islamik, dhe shqiptarët e Shqipërisë u tallën me ta kur, me spiunët e tyre në Shqipëri, serbët deshën të krijonin konflikt ndërfetar.

II.
Po bashkimi kombëtar, dhe sa do të zgjasë akoma për t’u kryer?
Kjo do të varet nga aftësia që do të tregojnë dy kryeministrat shqiptarë: ky i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo: dy kryeministrat aktualë shqiptarë, i Kosovës dhe i Shqipërisë, e dinë që bashkimi kombëtar shqiptar është domosdoshmëri historike?
Në fakt kjo është çështja e kohës sonë dhe, si e tillë, është çështje e çdo shqiptari.
Kjo sepse, kështu siç janë, as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë shtete viabël, domethënë nuk janë vetefiçentë, dhe prandaj bashkimi kombëtar e bën Shqipërinë etnike një shtet viabël.
Ja, pikërisht këtu është mbërthyer sot historia e Shqipërisë, duke pritur si nevojë të domosdoshme bashkimin kombëtar.
Në përmbushjen e këtij qëllimi kombëtar, të shohim se çfarë do të sjellë viti 2023.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey