Bastisje në Bit Pazar, arrestohet një persosn

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se dje zyrtarë policorë për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup kanë arrestuar personin me iniciale J.I (28) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij u kapën lëndë narkotike, peshore dixhitale, kokainë, dhe katër fishekë.

Më 06.04.2022, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup kanë arrestuar J.I. (28) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të pranuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në shtëpinë e J.I. Në zonën e Bit Pazarit u gjetën kokainë, dy peshore dixhitale dhe katër fishekë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës penal, njoftojnë nga MPB-së./KlanMacedonia/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey