Bastisje në Shkup, policia gjen armë edhe municion

Gjatë bastisjes me urdhër gjyqësor në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në fshatin Preshan, dje policia ka gjetur dhe marrë një pushkë dhe 15 copë municion.

Siç kanë njoftuar sot nga MPB-ja, nëpunës policor nga SPB Shkup- Njësia për tregti të palejuar dhe Njësia për polici intervenuese kanë privuar nga liria personin me inicialet Z.G (58) nga fshati Oreshan për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 396 të Kodit Penal.

“Personi është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritët kallëzim penal për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregti me armë ose lëndë plasëse”, theksohet në kumtesë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey