Bayerni e huazon sërish shqiptarin

Marvin Çuni ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Sulmuesi i talentuar kishte përfunduar edhe në radarët e Atalantës, ku u përfol për një transferim të tij në urdhërat e Gasperinit.

Por 20-vjeçari ka vijuar karrierën e tij në Gjermani.

Pas përfundimit të huazimit me Paderbornin, Çuni u rikthye në radhët e Bajernit të Munihut, nga ku do të nisë një tjetër aventurë në huazim.

Këtë herë skuadra që ka firmosur me lojtarin e Shqipërisë U21 është Sarbryken. Ekipi në fjalë luan në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

“Me Marvin kemi fituar një sulmues të talentuar, i cili, me karakterin e tij të fortë dhe një ndjenjë të mprehtë të situatave të rrezikshme, na jep një mundësi shtesë në qendër të sulmit”, ka thënë drejtori sportiv i Sarbrykenit, Jyrgen Luginger..

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey