Bayerni ia cakton çmimin përfundimtar Lewandowskit

Robert Lewandowski është duke e kërkuar me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Sulmuesi polak ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës.

Por, deri më tani klubi gjerman e ka penguar largimin e tij, pasi që Lewandowski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Megjithatë, “Catalunya Radio” ka raportuar këtë të hënë se Bayerni do të lejojë largimin e 34-vjeçarit vetëm nëse Barcelona paguan 50 milionë euro.

Madje, “Bavarezët” thuhet se duan që ky çmim i transferimit të paguhet menjëherë, duke refuzuar mundësinë që të ketë marrëveshje tjetër me Barçën, që shuma të mos paguhet e gjitha menjëherë, por në formë të bonuseve ose formave të tjera.

Kujtojmë se më herët është raportuar se Lewandowski ka marrëveshje personale me Barcelonën dhe se po pret vetëm që të arrihet edhe një marrëveshje mes klubeve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey