Bayerni po këmbëngulë për Manen

Bayern Mynihu synon të përmirësojë ofertën ndaj Liverpoolit për sulmuesin Sadio Mane në raundin e ardhshëm të negociatave, raporton “Sky Sport Deutschland”.

Sipas burimit, klubi i Mynihut do ta rrisë shumën e ofruar për 30-vjeçarin senegalez nga 30 deri në 35 milionë euro.

Më herët u raportua se Liverpool refuzoi ta shesë sulmuesin për 27 milionë euro. Sezonin e kaluar Mane shënoi 23 gola dhe pati pesë asistime në 50 paraqitje për Liverpool në të gjitha garat. Kontrata e sulmuesit me klubin është deri më 30 qershor 2023.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey