Bayerni zhgënjen edhe në kampionat, frenohet nga Unioni i Berlinit

Konfliktet e brendshme dhe dëmtimet e shumta po ndihen dhe në kampionat te Bayerni i Mynihut, që në mënyrë të papritur u frenua në shtëpi nga Unioni i Berlinit. Skuadra e Hansi Flick (shihet gjithmonë e më tepër larg Bayernit) ndryshe nga zakonisht e goditi shumë pak portën kundërshtare dhe madje golin e epërsisë për bavarezët e shënoi 18-vjeçari Musiala, që pas finalizimit në Champions ndaj Lazios festoi dhe golin e parë në Bundesligë me fanellën e Bayernit.

Gjithsesi epërsia nuk u ruajt dot deri në fund nga bavarezët, që u ndëshkuan nga Unioni, me berlinezët që mundën të merrnin një pikë me golin e Ingvartsenit në minutën e 86-të, duke patur ende shpresa për Europën, ndërsa për Bayern një frenim që vështirë se mund të komplikojë çështjen e titullit, pavarësisht se Leipzigu u afrua disi pas humbjes në ndeshjen direkte.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey