BDI do të vlerësojë punën e zyrtarëve, a do të plotësohen kërkesat e “Grupit të zjarrit”?!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të partisë në selinë e partisë në Mala Reçicë.

Në takim, sipas njoftimeve të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, do të diskutohet për raportin e rishikuar për raportin e ministrave për punën e bërë, si dhe për hyrjen e mundshme të Aleancës në Qeveri. Një nga kërkesat kryesore të këtij grupi është largimi i ministrave aktual që nuk kanë shënuar rezultate, me theks të vecantë është nënvizuar zvkryeministri Artan Grubi.

BDI në seancën konstituive të filluar më 30 tetor, e cila zgjati gati 12 orë, iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së të mbajtur më 15 tetor në Tetovë, nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bejeti, sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare për..

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të partisë në selinë e partisë në Mala Reçicë.

Në takim, sipas njoftimeve të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”, do të diskutohet për raportin e rishikuar për raportin e ministrave për punën e bërë, si dhe për hyrjen e mundshme të Aleancës në Qeveri. Një nga kërkesat kryesore të këtij grupi është largimi i ministrave aktual që nuk kanë shënuar rezultate, me theks të vecantë është nënvizuar zvkryeministri Artan Grubi.

BDI në seancën konstituive të filluar më 30 tetor, e cila zgjati gati 12 orë, iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së të mbajtur më 15 tetor në Tetovë, nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bejeti, sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare për mundësi të barabarta Saranda Imeri.

Ndërkaq në Këshillin Qendror u zgjodhën Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Beita, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Erkan Arifi, Mirsad Ibrahimi, Ardita Dani, Bilent Sali, Resi Abdurrahmani, Shengil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Suleimani. Musa Xhaferi u zgjodh kryetar i Këshillit mbikqyrës. (INA)

Loading...