BDI: Gostivari i mbërthyer nga mbeturinat, Rusino-5 në lagjen Tullana

Për më pak se një javë, dega e Bashkimit Demikratik për Integrim në Gostivar ka denoncuar funksionimin e katër deponive të egra në rajonin e komunës së Gostivarit.

Pas Çegranit, Zdunjës e Banjicës, një deponi e egër është locuar edhe në lagjen Tullana. Qenë të ngordhur, mbeturina inerte e të forta, aromë e keqe dhe rrugë e rrënuara, po shoqërojnë përditshmërinë e banorëve të Zonës.

Aktivistët dhe qytetarë të Gostivarit për çdo ditë njoftojnë për deponi ilegale në vendbanimet e tyre. BDI e shqetësuar nga gjendja në terren, alarmon opinionin publik për përhapje të mundshme të ndonjë epidemie.

Nisur nga ky fakt i tmerrshëm në terren, BDI dhe kandidati për Kryetar komune, z. Nevzat Bejta sigurojnë qytetarët e Gostivarit që pas 17 tetorit, puna e parë e qeverisjes së re do të jetë pastrimi i deponive të paligjshme në gjithë territorin e komunës së Gostivarit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey