BDI i merr edhe një post të rëndësishëm LSDM-së

Është ndërruar një nga drejtorët e termocentraleve shtetërore. Vendimi për këtë ndryshim kadrovik është ndërmarrë nga Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike ESM.

Danço Stojanovski është shkarkuar nga pozita e tij si anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe drejtor komercial i SH.A.”ESM”, ndërsa në vend të tij është emëruar Ardian Muça, kuadër i BDI-së nga Çairi i Shkupit.

Ky informacion shihet nga njoftimi që ESM i ka dërguar Bursës së Maqedonisë, në përputhje me Ligjin për letrat me vlerë.

“Në bazë të detyrimit për raportim që rrjedh nga neni 166-b i Ligjit për letrat me vlerë, ju njoftojmë se janë bërë ndryshime në përbërjen e SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të datës 4 qershor 2022. Danço Stojanovski është tërhequr nga anëtari i Bordit të Drejtorëve të SHA ESM Shkup, i cili mban edhe titullin Drejtor për Çështje Komerciale, dhe në vend të tij është zgjedhur Ardian Muça”, thuhet në njoftimin e ESM-së.

Në kohën kur kryetar i Shkupit ishte Petre Shilegov, Ardian Muça ishte drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe gjelbërim”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey