BDI-ja deklarohet për shtetësinë

Nëpërmjet një kumtese të dërguar në media, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka njoftuar për ndryshimet ligjore që janë bërë për sigurimin e shtetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Deklarojnë se ndryshime ligjore për shtetësinë janë bërë gjatë vitit 2004, 2008, 2011, 2016, ndërkaq përmendin, se edhe reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim kanë qenë një hap drejt lehtësimit të sigurimit të shtetësisë për qytetarët.

Ndërkaq, njoftojnë se në procedurë për marrjen e shtetësisë janë 2.674 persona.

“Deri në këtë moment në procedurë për marrje të këtij dokumenti janë 2.674 persona nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë. Rrjedhimisht, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në 30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e nënshtetësisë dhe vetëm 3.374 prej tyre janë refuzuar”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey