BDI: Ja pse do ti fitojmë në mënyrë apsolute zgjedhjet

BDI: Listat tona për këshilltarë përbëhen nga shoqëria civile, rinia dhe gratë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në afatin ligjor ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojmë në gjithsej 19 komuna.

Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat tona përbëhen me emra eminent nga shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshëm në sfera të ndryshme.

Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë bartëse të Listave për në Këshillë komunal do të jenë nga gjinia femërore.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të jetë fituese apsolute në zgjedhjet e ardhshme lokale me ç’rast në fokus do të ketë realizimin e programit parazgjedhor që ka për qëllim të përmirësimit të standardit të qytetarëve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey