BDI në zgjedhje me ‘gardën’ e vjetër?!

BDI ka nisur me prezantimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas portalit Mkd.mk, është mëse e mundur që kjo parti të garojë me kryetarët aktual në disa komuna, gjegjësisht siç është e njohur garda e vjetër, përcjell INA.

Në Tetovë do të rikandidoj Teuta Arifi, në Gostivar Nevzat Bejta, në Strugë me Ramiz Merkon, në Çair përflitet Visar Ganiu, por edhe Ardian Muça, drejtori aktual i NP “Parqe dhe gjelbërim” në Shkup.

Në zgjedhjet e fundit lokale BDI doli në zgjedhje në koalicion me LSDM dhe ku në komunat shqiptare fitoi në 10 prej tyre.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey