BDI-Strugë rindez motorët për fitoren e 31 tetorit

Anëtarët e shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Strugës kanë bërë diskutim dhe analizim të rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, transmeton TetovaSot.

Nga ky shtab, shtojnë se nga sot ka filluar mobilizimi për arritjen e fitores së madhe, më datën 31 tetor.

“Në takimin e sotëm, të zhvilluar me anëtarët e shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim – Strugë, diskutuam dhe analizuam rezultatin e raundit të parë dhe progresin e deritanishëm. ✅

Jemi të fokusuar në qëllimin tonë dhe nga sot nis mobilizimi për arritjen e fitores së madhe, në datë 31 tetor. ✅

Për një të ardhme të sigurt, voto blertë! 🟢

Rretho numrin 3! ✅”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Strugë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey