BDI thirrje diasporës që të regjistrohet: Do të jeni pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë së shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kujtuar se deri më 30 shtator në Maqedoninë e Veriut do të realizohet procesi i regjistrimit të popullisë, banesave dhe amvisërive.

Agim Nuhiu nga kjo parti, ka kujtuar diasporën se mund të regjistrohen në formë elektronike, pasi edhe ata do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

“Për herë të parë diaspora jonë po regjistrohet edhe nëpërmjet opsionit elektronik. Regjistrimi i diasporës ka vazhduar pa ndërprerje. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk u regjistruan deri më tani, të regjistrohen gjatë kësaj periudhe. Të gjithë qytetarët e shtetit tonë, do të regjistrohen, do të numërohen dhe do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë së shtetit, përfshirë edhe diasporën tonë”, tha Nuhiu, transmeton TV21.
Ka siguruar se Ligji për regjistrim do të zbatohet deri “në germën e fundit”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey