BE braktis SHBA-të? Gjermanët largohen, ushtarët italianë fshihen në bunkerë

SHBA duket se do të jetë e vetme në betejën e saj ndaj Iranit.

Aleati i saj kryesor, Britania e Madhe, deri më tani ka bërë veçse një reagim, ku i kërkon Iranit të tregohet i vetëpërmbajtur.

Gjermania nga ana tjetër ka nisur të largojë trupat ushtarakë nga Iraku, nga frika e sulmeve të Iranit, duke reduktuar ndjeshëm numrin e ushtarëve të saj në Irak.

Italia deri më tani ndërkohë nuk ka marrë ndonjë masë.

Por pas sulmit iranian, Corriere della Sera shkruan se ushtarët italianë janë transferuar në një bazë të sigurtë dhe po qendrojnë në bunkerë.

Përfaqësitë diplomatike ndërkohë në Irak dhe vendet fqinje, kanë dhënë alarmin e kuq, dhe shumë prej tyre kanë nisur të evakuojnë personelin.

Vetë SHBA ka reaguar e nervozuar me reagimin e europianëve.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur i pakënaqur me mbështetjen europiane

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey