BE më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor në 2020-tën

Sharing is caring!


Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020, dhe fondet për Ballkanin Perëndimor, aty rezulton të jenë shtuar.

Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë euro, çka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi. Ndërkohe vihet re se janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e para-anëtarësimit për Turqinë krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, teksa parashikon më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron një qasje realiste, duke marrë parasysh interesat e taksapaguesve dhe nevojën për tu kujdesur për sfidat e reja që mund të shfaqen në 2020-tën”, tha Kimmo Tiilikainen përfaqësoi Këshillin në negociatat me Parlamentin Europian.

Fushat me përparësi në të cilat përqendrohet buxheti i ri janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit.

Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes së të cilës, BE-ja ka vendosur t`I kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve. Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.

Sharing is caring!

Loading...
shares