Beatrix ankohet në Donaldin: Jam mërzitur shumë, ai nuk më lë të flas!

Beatrix shpreh hapur “rezervat” e saj me Donaldin

Donald dhe Beatrix kanë patur së fundmi ulje-ngritje në lidhjen e tyre. Beatrix ka shprehur gjatë javës se ai nuk i jep vëmendje si në fillim.

Samaq, gjatë spektaklit të djeshëm, teksa po jepej klipi ku Beatrix fliste në dhomën e rrëfimit për mungesën e vëmendjes, Donaldi qeshte, sepse siç shpjegoi, nuk i merr shumë seriozisht këto ankesa të Beatrix, sepse ajo pëlqen të përkedhelet.

Mirëpo, pas spektaklit, këngëtarja ka biseduar me Meridianin lidhur me situatën, dhe ndër të tjera, tregoi se ai nuk e lë të flasë.

“Jam mërzitur më shumë, sepse disa herë që kemi qenë në diskutime, më ka shtrënguar, nuk më ka lënë”, tha këngëtarja.

Ajo shtoi se për më tepër, nuk ka dashur të flasë për keq.

Gjithashtu, gjatë bisedës, ajo risolli në vëmendje diskutimin me Sarën, ku tha se e kishte sqaruar vetë, pa folur me Donaldin.

“E di unë marrëdhënien me Sarën, por s’ka nevojë të vinte sikur isha unë armikja”, tha Trixa.

Ajo pati një diskutim me blogeren pak ditë më parë, të cilës i tha, se Donaldi e kishte hedhur poshtë për të.

Ndonëse thanë se ishin sqaruar, Beatrix paska ende “rezerva” për Donaldin…

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey