Beatrix bën plane për Shën Valentin, Donaldi i jep përgjigjen epike

Dyshja më e përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Beatrix dhe Donald, po kalojnë nëpër ulje-ngritjet e lidhjes së tyre.

Së fundmi Trixa është ankuar që nuk e ka vëmendjen e mjaftuar nga Donaldi, sikur e kishte në fillim ende pa u lidhur.

Ajo i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Trixa i thotë Donaldit: “Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë”, kurse replika epike e Donaldit ishte kjo,

“Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o Zot”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey