Beatrix me këtë deklaratë do ta dëshpëroi edhe Donaldin

Beatrix: Nëse publiku mendon se jam në Big Brother vetëm për Donaldin, unë largohem sonte.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj tash e disa javë janë deklaruar çift, pavarësisht se kohën e fundit kanë pasur disa kriza.

Si çift, Trixa është ajo që gjithmonë kërkon më shumë vëmendje nga Donaldi dhe sipas saj, ai nuk po ia kthen të njejtën, shkruan lajmi.

Ajo sonte ka marrë akuza nga dy opinionistët të cilët e pyetën se cila është arsyeja që Trixa është në Big Brother, Donaldi apo loja, pasi u shprehën se deri tani ajo nuk ka bërë asgjë në shtëpi përveç lidhjes me Donaldin.

Pas kësaj këngëtarja ka deklaruar se nëse mendojnë ashtu ata dhe publiku, ajo do të largohet sonte.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey