Beatrix qan në shtëpi, Oriola Marashi e mbështet në rrjetet sociale

Beatrix Ramosaj po shijon romancën që ka krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP, më aktorin Donald Veshaj.

Megjithatë, ajo shpesh është shprehur e shqetësuar për mënyrën si po perceptohet sjellja e saj nga të afërmit dhe publiku jashtë, sidomos për faktin se aktori më parë në shtëpi i dhuroi një puthje në buzë ish-partneres së tij Bora Zemani.

Gjatë një bisede me banorët, këngëtarja u përlot kur tha se ka kohë pa pasur dikë kaq afër dhe tani ndihet mirë.

Mikja e saj, Oriola Marashi e ka postuar këtë momente në “Instagram”, ku poshtë shkruan se e do dhe çdo gjë do kalojë.

Vetë modelja është shprehur se ka marrë ftesën për të qenë brenda shtëpisë, por e refuzoi për shkak të angazhimeve jashtë trojeve shqiptare.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey