Bebe Rexha: Nuk ka rëndësi fama, zemra ime pompon gjak shqiptari

Sharing is caring!

“TË DUA SHQIPËRI” Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për t’u solidarizuar me të prekurit e tërmetit në Shqipëri, që ka goditur këtë vend mëngjesin e 26 nëntorit. Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq. “Kam ardhur për një ditë në Shqipëri, sepse më duhet të kthehem për turne. Përgjegjësia ime është për të sjellë një lloj ndërgjegjësimi ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Dua t’u qëndroj afër familjeve në nevojë. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja”, u shpreh artistja. Shqiptaro-amerikanja u shpreh se nuk ka rëndësi se e famshme është, ajo asnjëherë nuk do ta harrojë prejardhjen e saj. “Nuk ka rëndësi sa famë do të arrijë, nuk do ta harrojë asnjëherë nga vi, do të kem gjithmonë gjak shqiptari dhe do jem gjithnjë aty për Shqipërinë. Ne jemi kombi i Nënë Terezës. E kemi mirësinë brenda në shpirt. Jam e bekuar që jam pjesë e një kultura. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.”, tha ajo më tej. Më tej u shpreh se është e rëndësishme secili t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti. “E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Në qoftë se ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk do t’ju ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.”, u shpreh ajo. Po ashtu, artistja u zotua se do të fillojë me ndërtimin e dy shtëpive fillimisht. Pastaj u shpreh se do të kishte dëshirë ta ndërtonte edhe një shkollë.

The post Bebe Rexha: Nuk ka rëndësi fama, zemra ime pompon gjak shqiptari appeared first on ShqipMedia.

Sharing is caring!

Loading...
shares