Bedri Ajdari: Protestuesit maqedonas dënohen me kusht sepse janë “nashi”, e shqiptarët me burg

Njëri nga familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’, Bedri Ajdari i cili ishte edhe njëri nga organizatorët e protestave të fundit ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook pas lajmit se 3 nga protestuesit të cilët u arrestuan nga policia janë dënuar me 1 vjet burg, shkruan InfoShqip.com

Ai ka kritikuar qeverinë se kur bëjnë protesta maqedonasit para Parlamentit nuk dënohen e për shqiptarët e kundërta.

Nga një vit burg për tre persona të akuzuar për prishje të rendit në protestat kundër vendimit për rastin “Monstra”. Gjykata dënoi me burg efektiv: Behar Dalipin, Besar Kalisin dhe Shaban Veselin, të cilët paraprakisht pranuan akuzën e cila u ngarkohet. Avokatët nuk pajtohen me lartësinë e dënimit dhe të njëjtin do ta ankimojnë, përcjell Alsat.

I akuzuari Betim Kasami u largua nga gjykata për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa i dyshuari tjetër Bashkim Sula është akoma i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Që të dy do të ndahen nga akuza e rregullt ndërsa Bashkim Sula do të dënohet në mungesë. Në sallë ishin të pranishëm edhe policët të cilët u lënduan në protestat e 26 shkurtit. Disa policë nuk kërkuan dëmshpërblim nga të akuzuarit, ndërsa pjesa tjetër do ta zgjerojnë gjykimin në Gjykatën Civile. Seanca e radhës do të mbahet më 31 mars. Vepra “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale” parashikon burg efektiv nga 3 muaj deri në 5 vite.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey