Befason anëtari i VV-së: Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë

Ai ka thënë se Thaçi duhet të përgjigjet për disa akuza.

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka thënë se lufta e UÇK-së duhet të mbrohet me argumente, por ka shtuar se ish-lideri politik Hashim Thaçi e ka vendin në Hagë.

“Mendoj se ai e ka vendin atje. Këtu po flas në emrin tim e jo në emër të VV-së. Mendoj se ai duhet të përgjigjet për disa çështje. Sepse Beadin Hallaqi nuk ka shkuar vet në qiellin e shtatë”, ka thënë ai.

Më vonë ai tha se Hallaqin e kishte shok të mirë.

“Hallaqi ka qenë shok i imi i mirë. Më kishte vizituar në Zvicër. Unë isha i shokuar kur e kam marrë vesh për vrasjen e tij”, tha ai në T7.

Ndaj këtyre komenteve reagoi panelisti Zgjim Hyesni.

Ai tha se nuk mund ta besoj që ka këso njerëz që punojnë kundër shtetit të Kosovës. Ai kujton protestat e VV-se kundër EULEX-it dhe UNMIK-ut duke mbrojtur luftën e UÇK-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey