Bëhen bashkë Bora Zemani dhe Ilir Shaqiri

Bora Zemani dhe Ilir Shaqiri bëhen bashkë për një emision?

“Për’puthen” është ndër formatet më të ndjekura të publikut shqiptar.

Bora Zemani shënjoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë.

Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë.

Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në ‘Top Media’ po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët.

“Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit, e “Për’puthen” do të moderohet nga një kolege e saj, gjithashtu e njohur.

Emrat që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores, Dojna Mema, e cila aktualisht është duke shijuar shtatëzanin e saj. Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje do të ketë në televizion, duke e kristalizuar më shumë situatën për sezonin e ri që na pret.

Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie, Ilir Shaqirin, dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit/Blic

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey