Bëhet baba për herë të dytë Besnik qaka, ky është emri i foshnjes

Besnik Qaka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Jani.

Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, është bërë të mërkurën baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari me prejardhje nga Peja, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në këtë imazh, ai shfaqet me foshnjën e porsalindur në duar, teksa në mbishkrimin e fotografisë njofton ndjekësit për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jan

“Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, ka shkruar Besniku në mbishkrimin e fotografisë.

Në hapësirën për komente, solisti i BRG Band ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e tij.
Përndryshe, ai dhe bashkëshortja e tij, Lolita Begolli, janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Una.

Grupi NRG Band kanë qenë mjaft aktivë edhe këtë verë me publikimin e një kënge të titulluar “A m’ke harru”, e cila është pritur mirë nga publiku.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey