Duke u bashkuar vetëm një vit më parë, duket se aventura e Kris Piatek në AC Milano ka përfunduar.
Sulmuesi nuk ka arritur të bëjë përshtypje deri më tani këtë sezon, i cili ka detyruar Boban dhe Maldini të veprojnë në tregun e transferimeve, përcjell ORAinfo.
Siç është raportuar nga botimi i sotëm i Corriere Della Sera, situata e Piatek do të vlerësohet me kujdes nga drejtorët e kuqezinjve në ditët në vijim. Dje, ai mbeti në pankinë në ndeshjen kundër Cagliari, me të cilin filluan Ibrahimovic dhe Leao.
Aventura e tij me Milanin duket se ka përfunduar, pasi që Tottenham janë njëri prej tyre që duan transferimin e tij, duke kërkuar një sulmues pasi Harry Kane është përjashtuar nga një dëmtim i rëndë./ORAinfo/