Behramaj e quan Osmanin “hipotekë” të Kurtit

Behramaj e quan Osmanin “hipotekë” të Kurtit, kërkon që opozita ta çojë menjëherë në Kushtetuese.

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi po e sheh me një sy tjetër urimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bëri Memli Krasniqit për zgjedhjen në krye të PDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se Kurtit i ka konvenuar më së paku lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri.

Siç është shprehur Behramaj, hapi që duhet ta bëj tani opozita është që ta dërgojë në Kushtetuese presidenten Osmani për rastin e shkarkimit të Valdete Dakës.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Albin Kurti sot paska shpërndarë “urime e përshëndetje” për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së. Por, praktikisht, atij më së paku i ka konvenuar lëvizja përpara e PDK-së drejt zgjedhjes së lidershipit të ri. Tash edhe opozita ka emër. Start i mirë do të ishte dërgimi i menjëhershëm i Vjosa Osmanit në Gjykatën Kushtetuese, të cilën Kurti e ka lënë si hipotekë në Zyrën e Presidentit!.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey