Bëhuni gati, borë në vikend

Dy ditët e ardhshme në vend pritet të kemi mot të vranët dhe me shi. Në viset malore priten edhe reshje të borës.

Sipas Prishtina Ëeather, e shtuna do të jetë kryesisht me vranësira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.

Ndërkohë të dielën do të jetë më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 14C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey