Bekë Berisha: Rugova thoshte se pantollat e tij e fitojnë Istogun, ishte ofendim për qytetarin

Ai ka kritikuar edhe kryetarin e tanishëm të Istogut

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut ka thënë në T7 se komuna ka pasur qeverisje të dobët dhe se qyteti ka potencial.

“Istogu është qytet i mirë dhe ka potencial të madh. Mirëpo udhëheqja ka qenë e dobët. Për të fituar është vetëm faza e parë. Qëllimi im është të rikthejë shpresën. Do të dëshiroja që një djalë i Istogut të jetë ai që të rikthejë shpresën e këtij qyteti”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se kryetari i tanishëm, Haki Rugova, nuk ka përfaqësuar qytetarët e atij qyteti.

“E mbajë mend Rugova kur kishte thënë se pantollat e mi fitojnë Istogun. Kjo ishte ofendim ëpr qytetarin. Unë iu premtoj një gjë. Nuk shkruaj poezi. Por e di një gjë se qyteti ka nevojë për trotuare, shkolla e infrastrukturë. Unë nuk ju premtoj ideologji e përralla qytetarëve. Gjatë periudhës së qeverisë Haradinaj kemi dërguar shumë investime në atë pjesë pasi i takon si cdo pjese tjetër të Kosovës. Edhe unë kërkoja si deputet i këtij qyteti që të orientohen fonde në këtë pjesë”, shtoi ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey